Kremlini pakëson sulmet me raketa në Ukrainë, Inteligjenca britanike: Do godasin vetëm njëherë në javë

Bota

Kremlini pakëson sulmet me raketa në Ukrainë, Inteligjenca britanike: Do godasin vetëm njëherë në javë

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Sipas përditësimit të fundit të inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar, Rusia ka kufizuar sulmet me raketa me rreze të gjatë kundër Ukrainës në “rreth një herë në javë për shkak të disponueshmërisë së kufizuar të raketave me rreze të gjatë”.

Ministria e Mbrojtjes shkroi në Twitter:

Në mënyrë të ngjashme, Rusia nuk ka gjasa të ketë rritur sasinë e saj të municioneve mjaftueshëm për të mundësuar operacione sulmuese në shkallë të gjerë.

“Një dobësi e modelit aktual operacional të Rusisë është se edhe vetëm mbajtja e operacioneve mbrojtëse përgjatë vijës së saj të gjatë të frontit kërkon një shpenzim të konsiderueshëm ditor të predhave dhe raketave”, shkroio ministria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat