LIVE: Luftimet vazhdojnë edhe në Krishtlindje, Putini “plas” deklaratën tronditëse - çka po ndodhë në Rusi

Bota

LIVE: Luftimet vazhdojnë edhe në Krishtlindje, Putini “plas” deklaratën tronditëse - çka po ndodhë në Rusi

Nga: Bota sot Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 07:06 Përditësuar në ora: 07:50 më 25.12.2022
Pamje nga lufta në Ukrainë

Pushtimi rus, Von der Leyen: Rindërtimi do ta çojë Ukrainën në rrugën drejt BE-së

Ukrainasit kanë nëntë muaj që luftojnë me guxim kundër agresorit rus dhe ne kurrë nuk mund të krahasojmë sakrificat e tyre, deklaroi presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.

”Por, ne po i ndihmojmë ata në çdo mënyrë që mundemi. Ne kemi mobilizuar mbi 19 miliardë euro në mbështetje të Ukrainës këtë vit. Dhe më shumë do të vijnë”, shkroi në Twitter Ursula von der Leyen.

“Të gjitha vendet e BE-së tani kanë pranuar propozimin tonë për të ndarë 18 miliardë euro ndihmë makro-financiare për Ukrainën vitin e ardhshëm.

Paratë e disbursuara rregullisht, për të ndihmuar riparimet urgjente dhe për të hapur rrugën për rindërtim. Një rindërtim që do ta çojë Ukrainën në rrugën drejt BE-së”, theksoi ajo.

“Do të detyrohen të hanë edhe kafshët shtëpiake”/ Media ruse publikon videon e frikshme: Si Putin i përshkruan Krishtlindjet

Presidenti Vladimir Putin duket se ka nisur një fushatë për të shpërndarë frikë dhe tmerr tek shtetet europiane, për shkak të luftës në Ukrainë.

Në rrjetet sociale, është publikuar një video e transmetuar nga media ruse “Russia Today”, një urim “antieuropian” për Krishtlindje.

Në video paraqitet kontrasti i festës së Krishtlindjeve në 3 vitet e fundit. Në vitin 2020-2021, paraqitet një festë Krishtlindje normale mes një familje që gëzojnë me pemën dhe me ushqimet.

Protagonist është një kavje, që është dhe kafsha e tyre shtëpiake. Në vitin pasardhës, 2021-2022 kur nisi edhe kriza energjitike në Europë, familja paraqitet pa drita në shtëpi.

Ndërsa në vitin 2022-2023, familja është pa energji elektrike dhe vetëm me një pjatë supë duke ngrënë. Në një moment, kryefamiljari nxjerr nga goja një fiongo që e mbante të veshur kafsha shtëpiake, duke treguar se atë e kishin gatuar.

Russia Today shkruan në mesazhin e shpërndarë përmes videos se: Në një vit, europianët do të detyrohen të hanë dhe kafshët e tyre shtëpiake nëse nuk i japin Putinit atë që do.

Rusia sulmon sërish Kherson, 10 të vdekur dhe 58 të plagosur

Të paktën 10 persona u vranë dhe 58 të tjerë u plagosën nga bombardimet në Kherson, thanë autoritetet ukrainase, duke denoncuar një sulm të paprovokuar nga forcat ruse në qytet, i cili u rimor së fundmi nga ukrainasit pas tërheqjes së ushtrisë ruse.

Një zyrtar pro-rus pohoi se forcat ukrainase nisën sulmin dhe se qëllimi i tyre ishte të fajësonin Moskën. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky publikoi foto që tregojnë makina të djegura, xhama të thyer dhe trupa të vdekur në rrugë.

Rusia kontrollon shumicën, por jo të gjithë provincën Kherson. Guvernatori lokal Yaroslav Yanusevych, i emëruar nga Kievi, i tha televizionit ukrainas se numri i të vdekurve kishte arritur në 10.

Vladimir Saldo, guvernatori i emëruar nga Rusia, tha se Kievi kishte urdhëruar ushtrinë ukrainase të bombardonte qytetin. Yuriy Sobolevsky, nënkryetari i këshillit lokal, tha se një raketë ra pranë një supermarketi pranë Sheshit të Lirisë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat