“Ata duan lukse dhe pishina, por…”, bashkëpunëtori i Putinit bën propozimin e veçantë

Bota

“Ata duan lukse dhe pishina, por…”, bashkëpunëtori i Putinit bën propozimin e veçantë

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Lufta në Ukrainë, e cila ka nisur që në shkurt të këtij viti, ka kërkuar fonde të shumta përveç humbjes së jetëve të ushtarëve që kanë krijuar mungesa në radhët e trupave të Putinit.

Për të “mbushur” buxhetin e luftës, Yevgeny Prigozhin drejtuesi i grupit të mercenarëve “Wagner” dhe njëkohësisht një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Putinit, ka bërë një propozim jo të zakontë.

Ai ka deklaruar se masa që duhet të merret është sekuestrimi i pasurisë së oligarkëve rusë dhe me to të financohen operacionet e ushtrisë.

“Ata janë të frikësuar. Atyre u pëlqen rehatia e tyre. Në mbrëmje duan të zhyten në një pishinë të ngrohtë dhe të kënaqen. Ata duhet ë kuptojnë se duhet të ndahen nga bota joshëse, restorantet, llixhat, pishina. Sa më shpejt, aq më mirë”, tha 61-vjeçari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat