​UNHCR: Dyshohet se të paktën 180 anëtarë Rohingya kanë humbur jetën në det

Bota

​UNHCR: Dyshohet se të paktën 180 anëtarë Rohingya kanë humbur jetën në det

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Të paktën 180 Rohingya, të cilët kishin qenë në det për javë të tëra pasi u larguan nga Bangladeshi në nëntor, dyshohet se kanë vdekur pasi anija e tyre besohet të jetë fundosur këtë muaj, tha Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët (UNHCR).

Duke iu referuar raporteve të pakonfirmuara, njoftoi agjencia duke shtuar se anija me siguri u mbyt pasi u zhduk në det.

“Të afërmit kanë humbur kontaktet”, shkroi UNHCR në llogarinë e saj në Twitter.

“Ata që kanë qenë në kontakt të fundit supozojnë se janë të gjithë të vdekur”, ka thënë agjencia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat