Papa Françesku u kërkoi njerëzve këtë Krishtlindje të “bëjnë diçka të mirë”, gjatë predikimit të tij në meshën e Krishtlindjeve në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan të shtunën.
“Zoti nuk dëshiron dukjen, por konkretizimin”, tha Papa.
"Mos e lëmë këtë Krishtlindje të kalojë pa bërë diçka të mirë."
Në fillim të këtij muaji, Françesku u kishte kërkuar njerëzve të shpenzonin më pak për dhuratat e Krishtlindjeve dhe të dhuronin para për njerëzit në Ukrainë.
Vatikani ka krijuar një faqe interneti për donacione dhe është lidhur me një fondacion italian për të ofruar veshje termale për dimër në Ukrainë.
Faqja italiane e crowdfunding, www.eppela.com, ka marrë tashmë mbi 188,000 euro (200,000 dollarë). Vatikani tha se do të mbledhë donacione deri në fillim të janarit.
Françesku, i cili qëndroi i ulur në karrige me rrota, në pjesën më të madhe të kohës për shkak të një problemi të vazhdueshëm të gjurit, foli gjithashtu për fëmijët “të gllabëruar nga lufta, varfëria dhe padrejtësia”, të cilët janë viktima të “një bote të rrëmbyer për para, pushtet dhe kënaqësi”, tha ai.
Papa i inkurajoi njerëzit që të ndihen më afër Zotit pavarësisht nga situata e tyre në jetë.