Forcat ruse nuk ndalin sulmet, “shi” raketash mbi Ukrainë gjatë Krishtlindjeve

Bota

Forcat ruse nuk ndalin sulmet, “shi” raketash mbi Ukrainë gjatë Krishtlindjeve

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Ukraina nuk ka gjetur qetësi as për Krishtlindje, pavarësisht se presidenti rus Vladimir Putin tha se ishte i hapur për negociata, pasi forcat ruse nisën më shumë se 40 sulme me raketa në ditën e Krishtlindjeve.

Tre ushtarë rusë u vranë këtë mëngjes nga mbetjet një droni ukrainas që u rrëzua gjatë një sulmi në bazën ushtarake Engels në rajonin e Saratov të Rusisë, sipas agjencisë rusë të lajmeve.

Ky ishte sulmi i dytë në këtë bazë gjatë këtij muaji. Baza e Engels, e cila ndodhet afër qytetit të Saratovit, rreth 730 kilometra në juglindje të Moskës dhe qindra kilometra larg vijës së frontit në Ukrainë, u godit më 5 dhjetor dhe Rusia tha se dronët ukrainas kishin sulmuar dy baza ajrore ruse.

Ditën e djeshme, Putin përsëri tha se ishte i hapur për negociata dhe akuzoi Ukrainën dhe aleatët e saj perëndimorë se kishin refuzuar të mbanin bisedime, një qëndrim që Shtetet e Bashkuara e kishin hedhur poshtë më parë duke pasur parasysh sulmet e pandërprera ruse.

“Ne jemi gati të negociojmë me këdo të përfshirë por varet prej tyre, nuk jemi ne që refuzojmë të negociojmë, ata jemi ata që na refuzojnë, ” tha Putin në një intervistë me televizionin shtetëror Rossiya 1.

Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Putini duhet të kthehet në realitet dhe të pranojë se është Rusia ajo që nuk dëshiron bisedime. “Rusia e vetme sulmoi Ukrainën dhe po vret civilë,” shkroi në Twitter këshilltari Mykhailo Podoliak.

“Rusia nuk dëshiron negociata, por përpiqet të shmangë përgjegjësinë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat