Rusisë i mungon personeli adekuat për të monitoruar në mënyrë efektive fushat e minuara që ka vendosur në luftën kundër Ukrainës, sipas inteligjencës britanike.
”Forcat ruse janë fokusuar në zgjerimin e pozicioneve të tyre mbrojtëse me mina antitank dhe mina tokësore në shumë seksione të vijës së frontit gjatë muajve të fundit, theksoi ministria britanike e Mbrojtjes (MoD) në konferencën e saj të përditshme.
Zyrtarët britanikë theksojnë se fusha të tilla të minuara paraqesin një pengesë për trupat e trajnuar vetëm nëse ato mbulohen nga mbikëqyrja dhe zjarri adekuat.
“Një sfidë e madhe për forcat ruse ka të ngjarë të jetë mungesa e mjeteve të mbikëqyrjes dhe personelit të trajnuar për të monitoruar në mënyrë efektive zona të mëdha të fushave të reja të minuara”, shkroi ministria e Mbrojtjes në Twitter.
Që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt, Ministria e Mbrojtjes e Londrës ka lëshuar përditësime ditore të inteligjencës mbi përparimin e luftës për të kundërshtuar narrativën ruse.
Moska akuzon Londrën për një fushatë dezinformimi të synuar.