Rusia përshkruan tri kushtet për paqen që nuk do t’i pranojë nga Zelensky

Bota

Rusia përshkruan tri kushtet për paqen që nuk do t’i pranojë nga Zelensky

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 17:03
Putin, Zelensky

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov të enjten hodhi poshtë “formulën e paqes” të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky si bazë për bisedime, duke përshkruar tre kushte që Moska nuk do t’i pranojë.

“Është e qartë se Kievi nuk është gati për dialog”, u citua të ketë thënë Lavrov nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti, shkruajnë mediat e huaja.

“Duke parashtruar të gjitha llojet e ideve dhe ‘formulave të paqes’, Zelensky ushqen iluzionin e fitores, me ndihmën e Perëndimit, tërheqjen e trupave tona nga territori rus i Donbasit, Krimesë, Zaporizhzhisë dhe rajonit Kherson, pagesën e reparacioneve nga Rusia dhe dorëziminë në gjykata ndërkombëtare dhe të ngjashme”.

“Natyrisht, ne nuk do të flasim me askënd në kushte të tilla”, shtoi Lavrov.

Ndryshe, Zelensky paraqiti “formulën e paqes” të tij prej 10 hapash gjatë një fjalimi virtual ndaj liderëve botërorë në samitin e Grupit 20 në Bali, Indonezi në nëntor.

“Jam i bindur se tani është koha kur lufta shkatërruese ruse duhet dhe mund të ndalet”, u tha Zelensky udhëheqësve të ekonomive më të mëdha në botë, sipas një transkripti të fjalimit të tij.

Dhjetë hapat që ai përshkroi janë: siguria nga rrezatimi dhe armët bërthamore; siguria ushqimore; siguria energjetike; lirimi i të gjithë të burgosurve dhe personave të dëbuar; zbatimi i Kartës së OKB-së dhe rivendosjen e integritetit territorial të Ukrainës dhe rendit botëror; tërheqja e trupave ruse dhe ndërprerja e armiqësive; rivendosja e drejtësisë; luftimi i ekocidit; parandalimi i përshkallëzimit; dhe në fund, konfirmimi i përfundimit të luftës.

Formula e paqes do të “shpëtonte mijëra jetë”, tha Zelensky. “Do të rivendosë vlefshmërinë e ligjit ndërkombëtar. Do të rigjallëroj arkitekturën e sigurisë. Do të rikthejë stabilitetin global, pa të cilin e gjithë bota po vuan. Në thelb – kjo është ajo për të cilën po bashkëpunojnë vendet e ndershme të botës”.

Por, siç vë në pah Newsweek, Rusia ka pohuar se Ukraina duhet të pranojë aneksimin e katër prej rajoneve të saj – Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia – pas referendumeve të rreme të thirrura nga presidenti rus Vladimir Putin.

Nuk mund të ketë një plan paqeje “që nuk merr parasysh realitetet e sotme në lidhje me territorin rus, me hyrjen e katër rajoneve në Rusi”, tha të mërkurën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ndërkohë në një intervistë me Associated Press të hënën, ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se Kievi shpreson të mbajë një “samit paqeje” në shkurt me synimin për t’i dhënë fund konfliktit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat