​Kazakistani po kërkon kapacitet më të madh tranziti për dërgimin e naftës në Gjermani

Bota

​Kazakistani po kërkon kapacitet më të madh tranziti për dërgimin e naftës në Gjermani

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 17:54
​Kazakistani

Operatori rus i naftësjellësit Transneft njoftoi se partneri i tij kazak ka kërkuar të rezervojë kapacitetin në tubacionin e naftës Druzhba për dërgimin e naftës në Gjermani vitin e ardhshëm, raporton Bloomberg.

Ky mund të jetë hapi i parë që nafta kazake të shkojë në rafineritë gjermane, të cilat po përpiqen të gjejnë një alternativë ndaj naftës ruse. Megjithëse dërgesat e naftës në tubacione janë të përjashtuara nga sanksionet evropiane, Gjermania ka premtuar të ndalojë importin e naftës nga Rusia deri në fund të këtij viti për shkak të sulmit të saj ndaj Ukrainës.

Kompania KazTransOil dëshiron të rezervojë 1.2 milionë tonë kapacitet në tubacionin Druzhba për dërgesa në Gjermani në vitin 2023, nga të cilat 300,000 tonë për tremujorin e parë, sipas zëdhënësit të Transneft, Igor Djomin.

Kërkesa e operatorit kazak të transportit të naftës i nënshtrohet miratimit të Ministrisë ruse të Energjisë dhe është "teknikisht e mundur" të dorëzohen ato sasi, tha Djomin në një deklaratë telefonike për agjencinë e Nju Jorkut.

Ai shtoi megjithatë se Transneft "nuk ka marrë ende asnjë kërkesë nga prodhuesit e naftës të Kazakistanit".

KazTransOil nuk pranoi të komentojë, sipas Bloomberg.

Gjermania është duke negociuar me Kazakistanin për importin e naftës nga ai vend si zëvendësim për importet nga Rusia dhe negociatat ende nuk kanë përfunduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat