Mbretëria e Bashkuar dërgon emigrantët shqiptarë në Ruandë, reagon ashpër OKB

Bota

Mbretëria e Bashkuar dërgon emigrantët shqiptarë në Ruandë, reagon ashpër OKB

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 08:33
Volker Türk

Shefi i ri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk ka kritikuar skemën që ai e konsideron problematike nga pikëpamja etike dhe beson se qeveria britanike duhet ta rimendojë dërgimin e emigrantëve në Ruandë.

Türk i ka kërkuar qeverisë britanike të rishqyrtojë planet e saj për të deportuar azilkërkuesit në Ruandë, duke paralajmëruar se në të kaluarën skema të ngjashme kishin çuar në keqtrajtim të emigrantëve.

Ai gjithashtu hodhi poshtë përshkrimin e kryeministrit Rishi Sunak për marrëveshjen prej 140 milion paundësh si të drejtë, duke thënë se përveç se ishte problematike ligjërisht dhe etikisht, ajo ishte gjithashtu “shumë e kushtueshme ” dhe nuk ka gjasa të funksionojë.

“Ju nuk mund t’i kaloni përgjegjësitë tuaja ndaj një shteti tjetër në mënyrën që është parashikuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Kjo ngre shqetësime shumë serioze, si nga këndvështrimi ndërkombëtar i të drejtave të njeriut ashtu edhe nga këndvështrimi i ligjit ndërkombëtar për refugjatët”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat