Rusët po synojnë drejtpërdrejt civilët, thotë guvernatori i Mykolaivit

Bota

Rusët po synojnë drejtpërdrejt civilët, thotë guvernatori i Mykolaivit

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 18:50
Guvernatori i Mykolaivit, Vitalii Kim

Rusia ka lëshuar 20 raketa lundrimi mbi Ukrainë të shtunën pasdite, nga të cilat forcat ukrainase kanë rrëzuar 12, sipas shefit të ushtrisë ukrainase, gjeneral Valerii Zaluzhnyi.

Të paktën katër civilë u plagosën në provincën Khmelnytskyi të Ukrainës perëndimore, sipas guvernatorit rajonal Serhii Hamalii, ndërkaq gjashtë të tjerë në rajonin jugor, Mykolaiv.

Guvernatori i Mykolaivit, Vitalii Kim, tha se rusët po synonin civilët më drejtpërdrejt sesa thjesht duke sulmuar infrastrukturën si në të kaluarën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat