Ministri ukrainas i Mbrojtjes Reznikov paralajmëron rusët kundër planit të luftës të Putinit!

Bota

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Reznikov paralajmëron rusët kundër planit të luftës të Putinit!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 23:48
Ministri ukrainas i Mbrojtjes Reznikov

“Ju ka mbetur vetëm një javë”, thuhet në paralajmërimin për rusët që rrezikojnë të mobilizohen në Vitin e Ri.

Sipas kreut të inteligjencës ukrainase të mbrojtjes, udhëheqja ruse ka vendosur të nisë një valë të re mobilizimi nga 5 janari 2023. Arsyet janë mungesa e ushtarëve….)
-Humbjet ruse janë shumë të larta dhe shumë ushtarë rusë dërgohen në shtëpi te të dashurat e tyre në arkivole.
-Në disa seksione të vijës së parë, flitet për "mullirin e mishit", domethënë, rusët e mobilizuar pa përvojë luftarake dhe stërvitje minimale dërgohen direkt në përleshjet vdekjeprurëse ku kanë pak shanse për të mbijetuar.
-Putini, është në ndjekje edhe të atyre që ai beson se janë "vlerat dekadente të Perëndimit".
Këta fatzinjë kindapohen nga shteti dhe dërgohen në frontet e luftës!
-Në këtë sfond, Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës po u drejtohet qytetarëve rusë të cilët rrezikojnë të thirren për shërbimin ushtarak në të ardhmen shumë të afërt.
-Para së gjithash, kjo vlen për banorët e qyteteve të mëdha ruse. E di me siguri që keni rreth një javë para se të vendosni për këtë zgjedhje!
-Në fillim të janarit, autoritetet ruse do të mbyllin kufijtë për burrat, më pas do të shpallin gjendjen ushtarake dhe do të fillon një valë të re mobilizimi, thotë Oleksii Reznikov, shkruan Pravda e Ukrainës.
-Një luftë ku mund të vdisni ose të gjymtoheni për pjesën tjetër të jetës tuaj!
Sipas ministrit të Mbrojtjes, brenda një kohe të shkurtër do të mbyllen edhe kufijtë me Bjellorusinë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat