Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi.
Nëntë persona vdiqën si pasojë e një rrëmuje që u krijua në një qendër tregtare në Kampala të Ugandës.
Kjo pas një shfaqjeje të fishekzjarrëve jashtë qendrës tregtare “Freedom City”, njoftoi policia shkruan CNN.
“Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e shpëtimit dhe kanë dërguar të plagosurit në spital, ku janë konfirmuar të vdekur gjithsej 9 persona” , njoftuan organet e rendit.