Përplasen dy helikopterë në brigjet e Australisë, humbin jetën katër persona

Bota

Përplasen dy helikopterë në brigjet e Australisë, humbin jetën katër persona

Më: 2 janar 2023 Në ora: 10:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Si pasojë e përplasjes se dy helikopterëve në Australi, kanë humbur jetën katër persona, e tre tjerë janë në gjendje kritike, kanë njoftuar autoritetet australiane.

Përplasja ndodhi rreth orës 14:00 në afërsi të destinacionit të preferuar turistik pranë plazhit Main në Gold Coast në jug të Brisbanes.

“Pas përplasjes së helikopterët, fluturaket u rrëzuan në brigjet me rërë jo larg pushimores Sea World”, ka bërë të ditur para gazetarëve zëdhënësi i policisë së Queensland, Gary Worrell.

 

Ai shtoi se ekipet emergjente e kanë pasur të vështirë të futen në brigjet me rërë. E 13 persona gjendeshin brenda dy helikopterëve.

Katër prej tyre humbën jetën e tre tjerë kanë pësuar lëndime të rënda, kurse gjashtë tjerë me lëndime më të lehta, përfshirje prerje si pasojë e xhamave të thyer.

Që të gjithë të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim, e shkaku deri te ky aksident ajrore nuk dihet akoma, por se autoritet po hetojnë rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat