Plumbi i rusëve ia shpoi helmetën, por kjo është mrekullia – pamjet bëhen virale

Bota

Plumbi i rusëve ia shpoi helmetën, por kjo është mrekullia – pamjet bëhen virale

Më: 2 janar 2023 Në ora: 14:23
Ushtar ukrainas

Një ushtar ukrainas po cilësohet si njeriu më me fat në luftën e përgjakshme që po zhvillohet në këtë vend.

Ai ka publikuar një video ku shihet se helmetën që e kishte të vënë në kokë i është shpuar nga plumbi i ushtrisë ruse, por që për fat të mirë nuk e ka goditur në kokë.

Plumbi e kishte qëlluar në pjesën e përparme të helmetës (në ballë), dhe kishte depërtuar në pjesën e pasme, duke mos ia prekur fare kokën.

Pamjet ngjajnë me shumë filma të Hollywood-it, ku ushtarëve ua shpëtojnë jetën helmetat e vendosura në kokë.

Videoja e ushtarit ukrainas është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, dhe po cilësohet si njeriu më me fat në këtë luftë. 

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat