Sulmi në Makiivka, numër i madh i viktimave të ushtarëve rusë

Bota

Sulmi në Makiivka, numër i madh i viktimave të ushtarëve rusë

Më: 3 janar 2023 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Vdekja e dhjetra ushtarëve rusë në një sulm me raketa në Vitin e Ri në një ndërtesë në Ukrainën e okupuar lindore, ka shkaktuar akuza mes kritikëve të ushtrisë ruse.

Ministria ruse e mbrojtjes ka pranuar se 63 persona u vranë në sulmin ukrainas në Makiivka rreth mesnatës në natën e Vitit të Ri.

Gruaja e një komandanti akuzoi Perëndimin se po përpiqej të shkatërronte Rusinë.

Por, diku tjetër drejtuesit ushtarakë u akuzuan për paaftësi, raporton BBC.

Ukraina thotë se rreth 400 njerëz u vranë ose u plagosën në Makiivka dhe shifra tjera janë dhënë nga nacionalistët rusë në mediat sociale.

Megjithatë, nuk ka asnjë mënyrë për të verifikuar se sa ushtarë u vranë kur raketat Himars të prodhuara nga SHBA-të goditën një kolegj profesional të mbushur me rekrutë. Në afërsi të zonës po ruheshin edhe municione, të cilat u shkatërruan. 

Cilidoqoftë numri, ky është numri më i lartë i viktimave të Rusisë qysh nga fillimi i agresionit të saj në Ukrainë.

Mitingje u mbajtën në disa qytete në rajonin jugperëndimor të Rusisë, Samara, ku guvernatori Dmitry Azarov tha se shumë prej rekrutëve kishin mbijetuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat