Ish-koloneri rus: Putin po ballafaqohet me katastrofë ushtarake

Bota

Ish-koloneri rus: Putin po ballafaqohet me katastrofë ushtarake

Më: 4 janar 2023 Në ora: 18:56
Igor Strelkov

Vladimir Putin po e çon Rusinë drejt revolucionit përmes gabimeve të njëjta katastrofale ushtarake si në vitin 1917, paralajmëron Igor Strelkov, analist i luftës dhe ish-kolonel.

“Ushtria e tij ndodhet në një rrugë qorre ku humbë gjithsesi, edhe nëse sulmon ose nëse tërhiqet”, thotë Strelkov, ish-kolonel i FSB-së dhe ish-ministër i mbrojtjes i të vetquajturës Republikës së Popullit të Donetsk-ut të pushtuar në Ukrainë.

“Njerëzit inteligjentë kanë arritur në përfundimin se, në situatën aktuale, Rusia është në një Zugzwang të plotë,” tha ai, duke iu referuar një dileme shahu, në të cilën një lojtar vihet në disavantazh për shkak të detyrimit të tij për të lëvizur.

“Është e pamundur të vazhdojmë të mbrohemi, sepse kjo e përkeqëson shpejt pozicionin tonë strategjik,” tha Strelkov. “Dhe është e pamundur të sulmosh, pasi kjo është e mbushur me një katastrofë të shpejtë ushtarake.”

Ai paralajmëroi: ‘Efektshmëria luftarake dhe morali i ushtrisë të kujton fuqishëm të njëjtën gjë përpara ofensivës së korrikut 1917 të Alexander Kerensky’, shkruan MailOnline.

Strelkov,  emri i vërtetë Igor Girkin, ishte një nga lojtarët kryesorë në pushtimin e Krimesë nga Putin në vitin 2014 dhe nënshtrimin e Donetsk-ut po në të njëjtin vit.  Ai ka mbështetje kyçe midis komandantëve të ushtrisë dhe shërbimeve sekrete nën nivelin më të lartë.

Ai ka kritikuar prej kohësh strategjinë aktuale të luftës së liderit rus dhe ka kërkuar mobilizimin e nxituar të një milion luftëtarësh të tjerë për të mposhtur Ukrainën, si ka dhe një autoritet të lartë midis komandantëve të lartë të Putinit dhe ministrave të mbrojtjes.

Në kritikën e tij të fundit, ai tha: “Nuk është thënë asnjë fjalë që Kremlin do të bëjë ndryshime radikale të personelit ose reforma të tjera të nevojshme. Askush nuk e beson më këtë”.

Ai paralajmëroi për një përsëritje të gabimeve të Rusisë në muajt para revolucionit bolshevik të vitit 1917, i cili çoi në humbjen e një qeverie ‘liberale’ dhe solli shtatë dekada të tiranisë komuniste.

Ai la të kuptohej se strategjia ushtarake e Putinit po shkakton rënien e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat