Zelensky falënderoi Macron për tanket: “Faleminderit, mik”

Bota

Zelensky falënderoi Macron për tanket: “Faleminderit, mik”

Më: 4 janar 2023 Në ora: 20:26
Emmanuel Macron, Volodymyr Zelensky

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se Franca do të dërgojë automjete të blinduara luftarake AMX-10 RC në Ukrainë.

Për momentin nuk dihen detaje për numrin e automjeteve apo kohën e dorëzimit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi Macron për këtë veprim dhe për bashkëpunimin e tij në forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe aftësive të tjera mbrojtëse.

"Faleminderit, miku im! Për shkak të lidershipit tuaj, fitorja jonë po afrohet", shkroi Zelensky në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat