Erdogan kërkesë Putinit: Shpall armëpushim të njëanshëm në Ukrainë!

Bota

Erdogan kërkesë Putinit: Shpall armëpushim të njëanshëm në Ukrainë!

Më: 5 janar 2023 Në ora: 12:48
Erdogan dhe Putin

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka kërkuar presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që të shpallë një armëpushim të njëanshëm, në mbështetje të përpjekjeve për paqe.

Kërkesa e Erdogan ndaj Putinit erdhi teksa të dy liderët zhvilluan një bisedë telefonike me njëri-tjetrin.

Ai tha se duhet vizion për një zgjidhje të drejtë në konfliktin që po zhvillohet në Ukrainë.

Në një deklaratë, presidenca tha se të dy udhëheqësit diskutuan për energjinë dhe korridorin e drithërave të Detit të Zi dhe se Erdogan i tregoi liderit rus hapat konkretë që duheshin marrë për të pastruar militantët kurdë nga rajoni kufitar sirian.

Kujtojmë se lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, duke sjellë një situatë aspak normale për mbarë botën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat