“Putin nuk i ka ndryshuar planet e tij”, Stoltenberg paralajmëron

Bota

“Putin nuk i ka ndryshuar planet e tij”, Stoltenberg paralajmëron

Më: 5 janar 2023 Në ora: 14:09
Stoltenberg dhe Putin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha ditën e sotme se do të ishte e rrezikshme të nënvlerësoheshin ambiciet e Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin në mes të luftës në Ukrainë.

“Ata kanë treguar një gatishmëri të madhe për të toleruar humbjet dhe vuajtjet”, tha Stoltenberg në një konferencë në Norvegji.

“Ne nuk kemi asnjë tregues se presidenti Putin ka ndryshuar planet dhe qëllimet e tij në Ukrainë.

Kështu që është e rrezikshme të nënvlerësosh Rusinë”, u shpreh kreu i aleancës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat