Rajoni lindor i Ukrainës i Luhansk - gjysma e rajonit më të gjerë të Donbasit - është pothuajse tërësisht nën kontrollin rus, përcjell Bota sot.
Pavarësisht kundërsulmimeve të suksesshme të Ukrainës në Kharkiv dhe Kherson, një zyrtar lokal ka pranuar se nuk do të jetë e lehtë të arrihen fitime të ngjashme në Luhansk.
Guvernatori rajonal Serhiy Haidai tha se qytetet Rubizhne dhe Severodonetsk ishin shkatërruar nga forcat pushtuese ruse dhe nuk mund të përdoren më si bastione.
“Por nuk duhet të harrojmë se ekziston edhe linja e mbrojtjes, të cilën ata [prokurat ruse] e kanë ndërtuar që nga viti 2014 – pushtuesit kanë pozicione shumë të fortifikuara atje”, tha ai.
“Prandaj, nuk do të jetë e lehtë të çlirohet rajoni i Luhanskut”.
Ai shtoi se Rusia po dërgonte trupa shtesë, përfshirë rekrutët.