Një zyrtar i lartë ukrainas ka përsëritur sot refuzimin e Kievit për çdo marrëveshje paqeje me Moskën.
Në fakt, autoritetet ukrainase nuk dëshirojnë t’i lejojnë territoret e tyre të kalojnë edhe juridikisht nën kontrollin e rusëve, raporton skynews.
Presidenti rus, Vladimir Putin i tha presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan më herët se Moska ishte e hapur për dialog për Ukrainën, por se Kievi do të duhej të pranonte humbjen e territoreve të pretenduara nga Rusia.
“Pse do të jetë e pamundur të arrihet një marrëveshje me Federatën Ruse?”, shkroi këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak në Twitter.
“Federata Ruse (Putin) nën fjalën “bisedime” i ofron Ukrainës dhe botës të njohin “të drejtën e saj për të grabitur territore të huaja” dhe “për të rregulluar mungesën e pasojave ligjore për vrasjet masive në territorin e huaj. Është plotësisht e papranueshme”, pohoi ai.
Ndryshe, Rusia nis pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.