Arrestimi i përgjakshëm i djalit të “El Chapo-s” dhe vdekja e 29 personave, ndalohet ekstradimi për në SHBA

Bota

Arrestimi i përgjakshëm i djalit të “El Chapo-s” dhe vdekja e 29 personave, ndalohet ekstradimi për në SHBA

Më: 6 janar 2023 Në ora: 23:52
Ovidio Guzmán

Arrestimi i djalit të bosit të narkotikëve “El Chapo”, Ovidio Guzmán ka krijuar frikë në Meksikë.

Një gjykatës federal i Meksikos ndaloi ekstradimin Guzmán-it, i cili dyshohet se është lideri i kartelës së drogës në Sinaloa, pas vdekjeve të 29 personave gjatë arrestimit.

SHBA është duke kërkuar ekstradimin e Guzmanit për trafik droge dhe kanë ofruar 5 milionë dollarë për informacionin që mundësoi informata për kapjen e djalit të El Chapo.

Ditën e djeshme, Ministri i Jashtëm i Meksikës Marcelo Ebrard ka deklaruar se ekstradimi i mundshme i Guzmanit nuk do të jetë i menjëhershëm për shkak të formaliteteve, teksa është shprehur se i arrestuari ka procedura ligjore në vazhdim.
Guzman-it i është rikthyer e drejta për të komunikuar me të afërmit dhe ekipin e tij ligjor.

Sipas rezolutës ligjore, ekipi ligjor i Guzman ka tre ditë për të vendosur nëse do të ratifikojë masat që ata kanë paraqitur në favor të klientit të tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat