Pesë të vdekur pasi varka me emigrantë u fundos në brigjet e Tunizisë

Bota

Pesë të vdekur pasi varka me emigrantë u fundos në brigjet e Tunizisë

Nga: A.SH Më: 7 janar 2023 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe 10 rezultojnë të zhdukur pasi një varkë e mbipopulluar me emigrantë dhe refugjatë që tentonin të kalonin Mesdheun nga Tunizia në Itali u mbyt, përcjell Bota sot.

Varka u mbyt në Louata, në rajonin Sfax, tha të shtunën një zyrtar gjyqësor tunizian. 20 persona të tjerë u shpëtuan nga roja bregdetare tuniziane.

Vija bregdetare e Sfax-it është bërë një pikënisje kryesore për njerëzit që ikin nga varfëria në Afrikë dhe Lindjen e Mesme për një jetë më të mirë në Evropë.

Më shumë se 25,000 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur duke u përpjekur të kalonin Mesdheun që nga viti 2014, sipas të dhënave të mbledhura nga Projekti i IOM-it për Emigrantët e Zhdukur.

Në muajt e fundit, qindra janë mbytur në brigjet tuniziane, me një rritje të frekuencës së tentativave për kalime nga Tunizia dhe Libia drejt Italisë.

Në dritën e një krize të paprecedentë ekonomike dhe financiare në Tunizi, më shumë se 18,000 tunizianë udhëtuan me varka në Evropë në vitin 2022, sipas grupit të të drejtave të Forumit Tunizian për të Drejtat Ekonomike dhe Sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat