Një aksident tragjik ka ndodhur në një garë makinash në Australi, ku një prej garuesve ka humbur jetën.
Vdekja e shoferit Sam Fenech në një garë drag ka shkaktuar tronditje kur makina e tij “fluturoi” në ajër teksa ecte me 320 km/h. Video nga gara në lindje të Brisbane tregon makinën e drejtuar nga Fenech duke dalë jashtë kursit, që godet parmakun dhe përfundon plotësisht e shpërbërë jashtë pista.
Vdekja për Fenech, një nga shoferët më të njohur të Australisë, ishte e menjëhershme. Aksidenti ndodhi pak pas orës 19:00 (koha australiane) të shtunën në atë që doli të ishte gara e fundit e Fenech.
Fenech po ngiste një Chevrolet Camaro dhe kundërshtari i tij ishte Kelvin Lyle, i cili po ngiste një Ford Mustang.