Pjesëtari i inteligjencës ukrainase qëllon dy ushtarë rusë me snajper

Bota

Pjesëtari i inteligjencës ukrainase qëllon dy ushtarë rusë me snajper

Më: 8 janar 2023 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Ushtria ukrainase ka publikuar pamjet kur dy ushtarë rusë vriten me snajper.

Pamjet janë realizuar gjatë natës ku shihen dy ushtarë rusë lëviznin zvarrë nëpër tokë pranë një autobusi, duke shpresuar se nuk do t’i vërejnë.

Por ukrainasit edhe një herë u treguan vigjilent. Ata i lokalizuan dhe pasi u siguruan që janë rusë, filluan t’i qëllojnë.

Kjo nuk është hera e parë që rusët e pësojnë nga snajperistët ukrainas, derisa tentojnë të organizojnë sulme gjatë natës.

Javë më parë shiheshin dhjetëra ushtarë të Kremlinit duke lëvizur në një zonë malore, por që të gjithë qëllohen për vdekje nga snajperistët.

Kievi ka njoftuar se vrasjen e tyre e ka kryer një pjesëtar i Shërbimit Sekret të Ukrainës (SBU), që operon në njësinë e snajperistëve. 

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat