Kancelari gjerman Olaf Scholz ka dënuar Iranin për përdorimin e dënimit me vdekje kundër protestuesve, duke i bërë thirrje Terhanit që të ndalojë ekzekutimet e mëtejshme.
“Me ekzekutimet, regjimi iranian po përdor dënimin me vdekje si një mjet shtypjeje”, ka shkruar Scholz në Twitter. Më tej ai ka shtuar se Irani duhet të përmbahet nga ekzekutimet e mëtejshme.
Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Christian Wagner, ka njoftuar se qeveria Gjermani dënon Iranin për përdorimin e dënimit me vdekje kundër protestuesve.
“Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, ne do të rrisim më tej presionin mbi regjimin iranian”, ka deklaruar Wagner.
Ai shtoi se qëllimi i Gjermanisë është të harmonizojë paketën e katërt të sanksioneve kundër Iranit me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian në përgjigje të shtypjes së Teheranit ndaj protestuesve.
“Është e rëndësishme t’i tregojmë Iranit se ata do të paguajnë një çmim nëse vazhdojnë të sillen në këtë mënyrë. Berlini u tmerrua nga ekzekutimet e Mohamed Mehdi Karami dhe Seyed Mohamed”, ka shtuar Wanger.
Kujtojmë që para pak ditësh Irani ka ekzekutuar dy burra, pasi janë akuzuar për vrasjen e një oficeri ushtarak gjatë protestave.
Që prej vrasjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, nga policia e moralit , Irani gjendet në protesta të përgjakshme që prej shtatorit, ku ka rikthyer dënimin me vdekje.