Rusia pretendon se kanë pushtuar fshatin Bakhmuts’ke në rajonin e Donetsk-ut ditën e sotme, sipas një deklarate të publikuar nga shtabi i Mbrojtjes Territoriale të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut.
Ky pushtim vjen pas mbarimit të armëpushimit të vetëshpallur nga presidenti rus Vladimir Putin.
“Që nga 9 janari 2023, fshati Bakhmuts’ke në territorin e Republikës Popullore të Donetsk u çlirua nga Forcat e Armatosura Ruse”, thuhet në deklaratën e rusëve.
Fshati Bakhmuts’ke ndodhet pranë Soledar dhe Bakhmut, zonë e cila ka qenë vendi i luftimeve intensive për muaj të tërë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ditën e djeshme e ka quajtur qytetin e Bakhmut-it dhe Soledar-it si “një nga vendet më të përgjakshme në vijën e frontit”.
Deri më tani nuk ka një përgjigje nga ana e Ukrainës për të vërtetuar apo hedhur poshtë këtë pretendim nga ana e Rusisë.