Stoltenberg: Është koha që Suedia të anëtarësohet në NATO, ajo ka bërë gjithçka që kërkon Turqia

Bota

Stoltenberg: Është koha që Suedia të anëtarësohet në NATO, ajo ka bërë gjithçka që kërkon Turqia

Më: 9 janar 2023 Në ora: 18:18
Jens Stoltenberg.

Është koha që Suedia të bëhet anëtare e NATO-s sepse ka bërë gjithçka që është e nevojshme që Turqia të miratojë anëtarësimin e saj, tha sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

“Ka ardhur koha që procesi i ratifikimit për Suedinë të përfundojë. Jam i bindur se Suedia do të bëhet anëtare e NATO-s. Nuk dua të jap një datë të saktë se kur do të ndodhë kjo. Procesi i hyrjes së Suedisë ka kaq ka qenë shumë e pazakontë dhe e shpejtë, zakonisht duhen disa vite”, tha Stoltenberg për gazetën suedeze Aftonbladet.

Në maj, Suedia dhe Finlanda fqinje hoqën dorë nga politika e tyre prej dekadash e neutralitetit ushtarak dhe aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n, pasi Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt. Hyrja e një vendi në NATO kërkon miratimin e të gjithë anëtarëve të Aleancës.

Parlamentet e 28 nga 30 anëtarët e NATO-s kanë ratifikuar protokollin për pranimin e Suedisë dhe Finlandës, dhe vetëm Turqia dhe Hungaria nuk e kanë bërë ende këtë. Turqia po u bën presion dy vendeve nordike për të goditur grupet që Ankaraja i konsideron organizata terroriste dhe për të ekstraduar persona të dyshuar për krime të lidhura me terrorizmin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat