Aleati i Putinit thotë se Rusia tani po lufton NATO-n në Ukrainë

Bota

Aleati i Putinit thotë se Rusia tani po lufton NATO-n në Ukrainë

Nga: A.SH Më: 10 janar 2023 Në ora: 10:05
Nikolai Patrushev

Një nga aleatët më të ngushtë të Presidentit Vladimir Putin ka thënë se Rusia tani po lufton aleancën ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA në Ukrainë, përcjell Bota sot.

"Ngjarjet në Ukrainë nuk janë një përplasje midis Moskës dhe Kievit - ky është një konfrontim ushtarak midis Rusisë dhe NATO-s, dhe mbi të gjitha Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë", tha Sekretari i Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev.

“Planet e perëndimorëve janë që të vazhdojnë ta copëtojnë Rusinë, dhe përfundimisht thjesht ta fshijnë atë nga harta politike e botës”, tha Patrushev për gazetën Argumenti i Fakti.

Ish-spiuni sovjetik që e njeh Putinin që nga vitet 1970, është një aleat i linjës së ashpër dhe shihet si një nga njerëzit e paktë që mund të ndikojë te presidenti rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat