Rusia siç e njohim ne mund të mos mbijetojë në dekadën e ardhshme, sipas një sondazhi të ri të kryer nga Këshilli Atlantik, përcjell Bota sot.
Një sondazh me 167 ekspertë, të cilët ndanë njohuritë e tyre se si mund të duken gjeopolitika, lëvizjet sociale dhe politike dhe fusha të tjera në 10 vjet, i kanë thënë think tank-ut se Rusia është në rrezik të mos mbijetojë në gjendjen që është aktualisht.
Sondazhi zbuloi se 40% e ekspertëve parashikuan se Rusia do të shpërbëhej brenda vendit deri në vitin 2033 "për shkak të revolucionit, luftës civile, shpërbërjes politike ose ndonjë arsye tjetër".
Ndërkohë, 46% e të anketuarve prisnin që Rusia ose të bëhej një "shtet i dështuar" brenda një dekade ose "të shpërbëhej" deri në vitin 2033.
Këshilli Atlantik tha gjithashtu se evropianët ishin veçanërisht pesimistë për shpërbërjen e Rusisë, me 49% të tyre që parashikonin një ngjarje të tillë.