Një ministër i qeverisë duket se ka konfirmuar se Mbretëria e Bashkuar po shqyrton dërgimin e tankeve në Ukrainë.
I pyetur për mundësinë, ministri për prokurimin e mbrojtjes Alex Chalk tha: "Duhet të jem i qartë se nuk është marrë asnjë vendim për këtë dhe se e di se është diçka që do të shqyrtohet."
Ai tha se një veprim i tillë do të kishte një vlerë simbolike dhe gjithashtu do të ofronte "aftësi shtesë" për Ukrainën, shkruan Sky news, përcjell "Bota sot".
Redaktori i sigurisë dhe mbrojtjes Deborah Haynes raportoi fillimisht se qeveria po konsideronte dërgimin e tankeve në Ukrainë për herë të parë.
Një burim perëndimor me njohuri për bisedat tha se qeveria po konsideronte dorëzimin e një numri të tankeve kryesore të betejës Challenger 2 të Ushtrisë Britanike.
Gjithashtu, Financial Times raportoi se Downing Street kishte konfirmuar se po planifikonte të sigurojë tanket.