Në një deklaratë të bujshme, zëdhënësit e Kinës kritikojnë ashpër presidentin rus.
Që nga fillimi i luftës në natën e 24 shkurtit, Kina ka mbajtur një profil të ulët përballë luftës së agresionit rus.
Presidenti Xi Jinping nuk është distancuar kurrë zyrtarisht nga lufta, por përkundrazi ka qenë pasiv, neutral dhe i matur në diskutimin e tij për homologun e tij rus.
Vendimi për pushtimin u mor nga një grup shumë i vogël njerëzish. Kina nuk duhet të ndjekë vetëm Rusinë, thonë zëdhënësit anonimë për Financial Times.
Gazeta ka qenë në kontakt me disa përfaqësues të Partisë Komuniste Kineze. Disa shprehin pakënaqësinë e tyre të qartë me presidentin Putin dhe luftën në Ukrainë.
Putini është i çmendur, thotë një nga burimet në kushte anonimiteti!
Moska Times sjell edhe lajmin për lexuesit e saj: “Pekini ka frikë se Rusia do të bëhet një ‘fuqi e vogël’ nën ‘Putinin e çmendur’”, shkruan gazeta.
Ai u referohet planeve të Pekinit për të riorientuar politikën e saj të jashtme, larg Moskës, nga frika e një rënie të ndikimit ekonomik dhe politik të Rusisë, "si rezultat i drejtpërdrejtë i pushtimit të saj katastrofik të Ukrainës dhe rënies eventuale të Putinit"! (…)
Tani mosbesimi ndaj liderit rus po rritet në nivelet e larta të Partisë Komuniste Kineze.
Ky është një lajm shumë i keq për lidershipin në Kremlin.
Sipas Financial Times, Kina ka filluar të rishqyrtoj nëse një marrëdhënie e ngushtë me Rusinë do t'u shërbejë qëllimeve diplomatike të vendit në afat të gjatë.
Tekst i përkthyer nga Hamdi Rafuna