Gjenerali amerikan: Vështirë të dëbohen forcat ruse ketë vit

Bota

Gjenerali amerikan: Vështirë të dëbohen forcat ruse ketë vit

Më: 20 janar 2023 Në ora: 20:40
Gjeneral Mark A. Milley

Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët Gjeneral Mark A. Milley në një deklaratë për shtyp u shpreh se lufta në Ukrainë ka mundësi që të “përfundojë në një negociatë” dhe jo në fushën e betejës.

“Nga pikëpamja ushtarake, unë ende pohoj se për këtë vit do të ishte shumë, shumë e vështirë të dëboheshin ushtarakisht forcat ruse nga çdo pëllëmbë e Ukrainës së pushtuar nga Rusia,” tha Milley në një konferencë shtypi pas një takimi të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës.

“Ajo që mund të ndodhë është një mbrojtje e vazhdueshme, duke stabilizuar frontin. Unë mendoj se është e mundur të bëhet kjo. Mendoj se në varësi të shpërndarjes dhe trajnimit të gjithë kësaj pajisje, është e mundur që ukrainasit të kryejnë një operacion të rëndësishëm sulmues taktik apo edhe operacional për të çliruar sa më shumë territore”.

Përpara takimit kyç për ndihmën ushtarake për Ukrainën, Pentagoni njoftoi një paketë sigurie për Ukrainën prej 2.5 miliardë dollarësh, duke përfshirë  për herë të parë automjete të blinduara Stryker  dhe automjete luftarake Bradley, që mund të përdoren kundër çdo ofensive ruse nga Ukraina për në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat