Ukraina ka nevojë për disa qindra tanke nga aleatët e saj perëndimorë për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia.
Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, ka thënë shefi i shtabit të presidentit Volodymyr Zelensky.
“Ne kemi nevojë për tanke – jo 10-20, por disa qindra”, citohet të ketë thënë Andriy Yermak.
“Qëllimi ynë është rikthimi i kufijve të vitit 1991 dhe ndëshkimi i armikut, i cili do të paguajë për krimet e bëra”.
Ndryshe, kufijtë e Ukrainës u vendosën në vitin 1991 pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Deklarata e tij vjen pasi Berlini tanimë ka dhënë një sinjal për ndryshim në qëndrimin e tij rreth dërgimit të tankeve gjermane.
Në atë që do të ishte një përparim për Ukrainën, ministrja e Jashtme e Gjermanisë tha se vendi nuk do paraqiste ndonjë pengesë nëse Polonia do të dëshironte të dërgonte tanket e saj Leopard 2 në Ukrainë.
Gjermania “nuk do të pengonte” nëse Polonia ose aleatët e tjerë do të kërkonin leje për të dërguar tanket e tyre Leopard të prodhimit gjerman në Ukrainë, citohet të ketë thënë ministrja e Jashtme Annalena Baerbock të dielën.
Kjo vlerësojnë mediat, do të vijë si një mbështetje e fuqishme për Kievin, pasi ai kërkon të forcojë forcat e tij përpara një ofensive të re të pritshme ruse.
Ndryshe, njëmbëdhjetë muaj pas fillimit të agresionit rus në Ukrianë, luftimet janë të përqendruara në qytetin e Bakhmut.