Ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto, ka deklaruar se Finlanda duhet të konsiderojë anëtarësimin në NATO pa Suedinë.
Deklarata vjen pasi Turqia përjashtoi mundësinë e dhënies së dritës jeshile për anëtarësimin e Suedisë, pas një proteste për djegien e Kuranit, shkruan Euronews.
“Anëtarësimi i përbashkët i dy vendeve nordike mbetet opsioni i parë, por ne padyshim duhet të vlerësojmë situatën, nëse diçka ka ndodhur që do të thotë se në planin afatgjatë Suedia nuk mund të ecë më përpara”, tha Haavisto.
Megjithatë, ai tha se ishte “shumë herët për të thënë këtë”.