Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte duke dhënë një intervistë për Sky News, kur mësoi se kancelari gjerman Olaf Scholz ka miratuar dërgimin e tankeve Leopard 2 në Gjermani.
Derisa po fliste për luftën në Ukrainë përballë gazetares britanike Kay Burley, ai mbeti i habitur kur mësoi se i është dhënë drita e gjelbër dërgimit të tankeve gjermane në Ukrainë.
“Jam shumë i lumtur. Dua të falënderojë Gjermaninë, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara për këtë vendim të marrë”, shtoi Zelensky.
“Para se gjithash dua të falënderojë botën për mbështetjen e dhënë për Ukrainën. Por nëse flasim sinqerisht, duhet të jetë numri i madh i tankeve që duhet të dërgohen në Ukrainë”, tha ndër tjera presidenti ukrainas.
Ndryshe sot kancelari gjerman ka miratuar dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, pavarësisht se në fillim ishte skeptik dhe kishte frikë se ky veprim mund të çojë në përshkallëzimin e luftës.