“Provokimi është lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në Bundestag.
Duke folur për vendimin për dërgimin e tankeve Leopard 2 dhe dhënien e lejes vendeve të tjera për të dërguar të tyret, kancelari Scholz thotë se ky është “parimi i duhur”.
“Ka qytetarë në vendin tonë që shqetësohen. Këtyre qytetarëve dua t’u them: Më besoni mua! Besoni qeverisë federale!” Ai ka pyetur se çfarë e ka ndryshuar pozicionin e Gjermanisë dhe pse dërgimi i tankeve nuk shihet më si provokim.
“Do të ishte një gabim i rëndë të vazhdojmë vetë, ne duhet të koordinohemi me partnerin dhe aleatët tanë,” u përgjigj Scholz.
“Unë kurrë nuk e kam përdorur fjalën “provokim”. Provokimi është lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës,” tha ai.