Ukraina rrëzoi 47 raketa ruse të lëshuara në sulmet e fundit

Bota

Ukraina rrëzoi 47 raketa ruse të lëshuara në sulmet e fundit

Nga: A.SH Më: 26 janar 2023 Në ora: 13:36
Valery Zaluzhny

Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 47 nga 55 raketat që forcat ruse qëlluan në Ukrainë në valën e fundit të sulmeve të Moskës, ka thënë gjenerali më i lartë i vendit, përcjell Bota sot.

Moska përdori raketën hipersonike Kh-47 Kinzhal, midis modeleve të tjera, në sulme, tha gjenerali Valery Zaluzhny në një postim në Telegram.

Njëzet nga raketat në hyrje u rrëzuan rreth kryeqytetit, Kiev, shtoi ai.

“Qëllimi i rusëve mbetet i pandryshuar: presioni psikologjik mbi ukrainasit dhe shkatërrimi i infrastrukturës kritike”, tha Zaluzhny. "Por ne nuk mund të thyhemi!"

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat