E drejta ndërkombëtare dhe e drejta ndërkombëtare e luftës janë të qarta se mbështetja me armë nuk është pjesëmarrje aktive në luftë.!
Rusia, vazhdimisht është në gjueti pas deklaratave, ku politikanët perëndimorë thonë se Evropa është në luftë me Rusinë, prandaj edhe duhet të qëndrojmë së bashku.
Ata po kërkojnë në mënyrë aktive verifikimin e kësaj edhe tani para dorëzimit të tankeve. Kjo është dhe do të jetë vetëm mbështetje armësh, thotë ushtaraku norvegjez,Tom Røseth për Dagsavisen.
Kjo është një mospërputhje midis ligjit ndërkombëtar dhe deklaratës ruse! Është punë e tyre që të paralajmërojnë kundër kësaj mbështetje, sepse janë të vetëdijshëm se vërtetë përshkallëzohet lufta në dëm të agresorit. Sa më shumë mbështetje të marrë Ukraina, aq më e vështirë do të jetë për Rusinë të fitojë luftën.
Ata po përpiqen të pengojnë dhe kjo nuk është asgjë e re.
Kur ata sulmojnë objektivat civile deri në atë masë, kjo merr ndjeshmëri dhe simpati ekstreme në Perëndim.
Nëse ata do të kishin bërë një luftë operative kundër objektivave, thjesht ushtarake, ndoshta mbështetja e armëve perëndimore nuk do të ishte aq e madhe.
Andaj, kur njeriu sheh mizorinë që kryen Rusia, kjo është diçka që popullata perëndimore nuk dëshiron ta shohë, dhe reagimi bëhet edhe më i fortë!
Politikat ruse e portretizojnë luftën sikur të ishim ne ata që i sulmuam dhe jo anasjelltas.
Në këtë kuptim, ata ushqehen me këtë narrativë për një kohë të gjatë, duke n’a kërcënue dhe trembë, pse mbështesim Ukrainën.!
Tekst i huazuar nga mediumet norvegjeze!