Agresioni rus, ambasadori i Kievit në Francë: Perëndimi do t’i dorëzojë Ukrainës mbi 300 tanke

Bota

Agresioni rus, ambasadori i Kievit në Francë: Perëndimi do t’i dorëzojë Ukrainës mbi 300 tanke

Më: 28 janar 2023 Në ora: 20:40
Vadym Omelchenko

Perëndimi do të dërgojë më shumë se 300 tanke në Ukrainë, sipas deklaratës së ambasadorit të Kievit në Francë.

Që nga sot, shumë vende kanë konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen e tyre për të dorëzuar 321 tanke në Ukrainë”, tha Vadym Omelchenko për mediat franceze.

Shifra nga Omelchenko vjen pasi SHBA u zotua të sigurojë 31 tanke të llojit M1 Abrams dhe Gjermania ra dakord të dërgonte 14 Leopard 2. Më parë, Britania ka premtuar 14 tanke. Po ashtu, edhe Polonia pritet të dërgojë tanke në Ukrainë.

Intervista e Omelchenkos erdhi ndërsa Koreja e Veriut akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për “tejkalim të mëtejshëm të vijës së kuqe” duke dërguar tanke në Ukrainë.

SHBA-ja ka një “synim të keq për të realizuar qëllimin e saj hegjemonist duke zgjeruar më tej luftën proxy për shkatërrimin e Rusisë”, tha Kim Yo Jong, motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, në një deklaratë të drejtuar nga mediat koreano-veriore, dje.

Ajo akuzoi SHBA-në dhe vendet e tjera perëndimore se “shkatërron paqen globale dhe sigurinë rajonale, ndërkohë që i dorëzojnë pajisje ushtarake në shuma astronomike parash në Ukrainë, duke shpërfillur plotësisht shqetësimin e Rusisë për sigurinë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat