Zyrtari i BE: Rusia po ekzekuton dezertorët e saj, kush nuk i bindet urdhrave e pëson

Bota

Zyrtari i BE: Rusia po ekzekuton dezertorët e saj, kush nuk i bindet urdhrave e pëson

Më: 28 janar 2023 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Stefano Sannino, në një deklaratë për shtyp tha se Rusia është duke ndërmarrë “masa” ndaj dezertorëve nga trupat Wanger.

Rasti më i fundit është ai i një ish-komandanti të grupit Wagner, i cili u arratis në Norvegji, ku ka rrëfyer se shokët e tij të cilët po përpiqeshin të largoheshin nga vijat e frontit më Ukrainë, janë qëlluar.

Po ashtu dhe ish-komandanti i forcave Wanger, Andrei Medvedevpër në Norvegji, ku dhe ka kërkuar azil, ka deklaruar se la frikë për jetën dhe se ka qenë dëshmitar i vrasjes dhe keqtrajtimit të të burgosurve rusë të marrë për të luftuar në Ukrainë.

Po ashtu, Sannino kritikoi deklaratat kërcënuese të Kremlinit ndaj NATO-s dhe SHBA-së për furnizimin e Ukrainës me tanke.

Zyrtari i politikës së jashtme të BE-së tha se tanket gjermane dhe amerikane kanë për qëllim të ndihmojnë ukrainasit të mbrohen, në vend që të sulmojnë Moskën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat