Tejkalimi nga “operacion special”, në "luftë të shenjtë", dhe armiqtë janë "satanistët" nga e gjithë bota, është kjo propaganda e Kremlinit!!
Tani sulmohen afër "50 vendet satanike" që mbështesin Ukrainën, përfshirë edhe Norvegjinë.
-"De-nazifikimi", e humbë kuptimin, sepse zëvendësohet me de-satanizimin, thotë Grønn.
"Satani" dhe "Satanistët" në thelb janë vetëm metafora, thotë gjuhëtari, ndërsa nazizmi dhe nazistët janë terma që lidhen me një përkufizim specifik.
- Kur flitet për denazifikimin, mund të pyetet më pas kush janë nazistët.
Satani dhe Satanizmi janë koncepte që në thelb shprehin diçka të zbrazët nga përmbajtja.
Duke përdorur retorikën për satanin, mund të thuash gjithashtu se është një lloj mënyre për të tërhequr gjysmëfetarizmin në këtë proces, thotë Grønn.
Në këtë mënyrë, propaganda ruse ka hapur derën për përdorimin e termit "luftë e shenjtë", e cila fillimisht është e lidhur me retorikën islamike, sipas profesorit.
Fillimisht, ishte lideri brutal i Çeçenisë Ramzan Kadyrov, i cili i pari filloi ta quante pushtimin rus të Ukrainës një "luftë të shenjtë".
- Një lloj përgjigjeje se pse mund të përdoret tani është se si Kadyrov ashtu edhe Putin mund të bashkohen kundër Satanit.
Ata kanë fe të ndryshme, por të dy mund ta njohin Satanin, thotë Grønn.
Mediat dhe propagandistët e kontrolluar nga shteti janë përpjekur gjithashtu ta portretizojnë Zelenskin si një të varur nga droga dhe shumë çka tjetër….
- Është e qartë se ka shumë njerëz në Rusi, veçanërisht ata pa arsim dhe që mund të mos kenë qenë jashtë vendit, të cilët thjesht i besojnë propagandës./ I përkthyer nga Hamdi Rafuna