Kremlini thotë se Johnson gënjeu për kërcënimin me raketa

Bota

Kremlini thotë se Johnson gënjeu për kërcënimin me raketa

Nga: A.SH Më: 30 janar 2023 Në ora: 11:56
Dimitry Peskov

Kremlini ka akuzuar Boris Johnson për gënjeshtra pasi ish-kryeministri britanik tha se Presidenti Vladimir Putin kishte kërcënuar Mbretërinë e Bashkuar me një sulm raketor gjatë një telefonate në prag të pushtimit të Ukrainës, përcjell Bota sot.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se ajo që tha Johnson nuk ishte e vërtetë, ose "më saktë, një gënjeshtër".

Johnson, duke folur për BBC për një dokumentar, tha se udhëheqësi rus e kishte kërcënuar atë me një sulm raketor që do të zgjaste vetëm një minutë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat