Autoritetet në Australi thonë se kanë gjetur kapsulën radioaktive e cila u zhduk javën e kaluar. Shërbimet e urgjencës kishin gjetur “gjilpërën në kashtë”, sipas autoriteteve në Australinë Perëndimore.
Kapsula përmbante një sasi të vogël të Caesium-137 radioaktiv, i cili mund të shkaktonte sëmundje serioze.
Ajo humbi midis qytetit të Newman dhe qytetit të Perthit në mes të janarit, një distancë prej afërsisht 1,400 km.
Gjigandi i minierave Rio Tinto kërkoi falje për humbjen kapsulës.
Kapsula po transportohej me një kamion midis një lokacioni miniere në veri të Newman në rajonin e Pilbara dhe pjesëve verilindore të Perthit midis 10-16 janarit, kur humbi, Caesium-137 është një substancë që përdoret zakonisht në operacionet minerare.