LIVE: Ky terren është vendimtar për luftën në Ukrainë, SHBA vjen me thirrje urgjente për Rusinë – po shkelet traktati!

Bota

LIVE: Ky terren është vendimtar për luftën në Ukrainë, SHBA vjen me thirrje urgjente për Rusinë – po shkelet traktati!

Nga: Bota sot Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 06:17 Përditësuar në ora: 21:36 më 02.02.2023
Pamje nga lufta në Ukrainë

SHBA i bën thirrje Rusisë që të lejojë inspektimet bërthamore

Shtetet e Bashkuara thonë se Rusia po shkel Traktatin e Ri START, traktati i fundit për armët bërthamore midis dy vendeve. Në gusht, Rusia pezulloi inspektimet e objekteve të saj bërthamore siç parashikohet në traktat.

Organizata “Buletini i Shkencëtarëve Atomikë” lëvizi javën e kaluar akrepat e orës së tij simbolike për të treguar se sa afër vetë-shkatërrimit është njerëzimi. Organizata përmendi agresionin rus në Ukrainë, tensionet bërthamore dhe ndryshimet klimatike, si arsyet kryesore.

Departamenti i Shtetit thotë se Rusia po shkel Traktatin e ri START, i cili kufizon numrin e mbushjeve strategjike bërthamore që mund të dislokojnë Shtetet e Bashkuara dhe Rusia përmes raketave tokësore, detare dhe bombarduesve për lëshimin e tyre.

Shtetet e Bashkuara thonë se Rusia nuk po lejon inspektimin e objekteve të saj, siç e kërkon traktati. Por zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, thotë se Rusia mund të rikthehet lehtësisht tek zbatimi i marrëveshjes.

“Ekziston një rrugë e qartë për kthimin (tek marrëveshja). Ajo që Rusia duhet të bëjë është që të lejojë inspektimet në territorin e saj, ashtu siç veproi për vite me radhë sipas traktatit të Ri START dhe të marrë pjesë në takimin e komisionit konsultativ dypalësh. Asgjë nuk i pengon inspektorët rusë që të vijnë në Shtetet e Bashkuara dhe të zhvillojnë inspektimet”.

Zyrtarët rusë i kanë fajësuar Shtetet e Bashkuara, duke theksuar mbështetjen e Uashingtonit për Kievin, ndërsa Ukraina përballet me agresionin rus. Në gusht, Kremlini pezulloi inspektimet amerikane të objekteve bërthamore ruse. Por nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia ende dëshiron të jetë pjesë e traktatit.

“Pavarësisht se sa e trishtueshme është situata aktuale, ne mund të spekulojmë për të ardhmen. Ne e konsiderojmë si shumë të rëndësishëm vazhdimin e këtij traktati. Për momentin ai nuk është i zbatueshëm, por ndoshta në të ardhmen. Përndryshe, Shtetet e Bashkuara në fakt e kanë shkatërruar kuadrin ligjor”.

Richard Weitz, drejtor i Qendrës për Analiza Politiko-Ushtarake në Institutin Hudson i tha Zërit të Amerikës se ka disa arsye se pse Moska mund të jetë duke shkelur traktatin.

“Në rastin më të mirë, Rusia po përpiqet të kërkojë lëshime të tjera nga Shtetet e Bashkuara, ndoshta të inspektojë më shumë sisteme amerikane. Në rastin më të keq, Rusia po mban peng procesin e kontrollit të armëve strategjike karshi agresionit të saj në Ukrainë”.

Rusia gjithashtu ka refuzuar përjashtimin e përdorimit të armëve taktike bërthamore në Ukrainë, çka ka ushqyer frikën globale për një katastrofë bërthamore./VOA

Armët bërthamore ruse më efikase për propagandë, thotë gjenerali amerikan në pension

Ndërsa forcat ushtarake kanë ngecur në Ukrainën lindore, Rusia po përdor gjithnjë e më tepër sulmet ajrore ndaj qyteteve ukrainase, një strategji që synon të dëmtojë Ukrainën ekonomikisht dhe moralisht.

Si pjesë e luftës së tij hibride, Kremlini ka shtuar retorikën kundër Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, me mbështetjen e mediave ruse të transmetimeve ndërkombëtare të cilat mbështeten nga fonde prej disa miliarda dollarësh.

Një ndër versionet më efektive të propagandës së Kremlinit është kërcënimi se do të përdorë armët bërthamore nëse Perëndimi vazhdon të ndihmojë Ukrainën.

Javës së kaluar, pasi Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania dhe Polonia njoftuan se do të dërgojnë tanke luftarake në Ukrainë, Rusia sërish përdori kërcënimet bërthamore. Ish-Presidenti rus Dmitry Medvedev parashikoi një Luftë të Tretë Botërore dhe një përplasje të fuqive bërthamore, së cilës nuk do t’i mbijetojë asnjë vend.

Gjenerali amerikan në pension Ben Hodges, ish-komandant i Ushtrisë Amerikane në Evropë, mendon se gjasat që Rusia të përdorë një armë bërthamore janë shumë të pakta. Ai bisedoi me Zërin e Amerikës më 24 janar, nga Frankurti i Gjermanisë.

Lexo lajmin e plotë KËTU.

Gazetari rus dënohet pasi foli pro Ukrainës

Një gjykatë në Moskë dënoi të mërkurën në mungesë një gazetar rus me tetë vjet burg nën akuzën e përçmimit të ushtrisë, masa e fundit në goditjen e pamëshirshme të autoriteteve ndaj disidentëve. 

Alexander Nevzorov, një gazetar televiziv dhe ish-deputet, u dënua nën akuzat për përhapjen e informacionit të rremë për ushtrinë sipas një ligji që u miratua menjëherë pasi Presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainë. Ligji dënon në mënyrë efektive këdo që kritikon veprimet ushtarake ruse në Ukrainë me gjoba apo dënimeve deri në 10 vjet burg. 

Zoti Nevzorov u akuzua për postimin e "informacioneve të rreme" në mediat sociale në lidhje me bombardimin rusë të një materniteti në portin e Mariupolit në Detin Azov. Moska e ka mohuar ashpër përfshirjen e saj në këtë incident. 

Zoti Nevzorov, i cili u shpërngul jashtë vendit pas fillimit të konfliktit në Ukrainë, nuk pati një koment të menjëhershëm mbi vendimin. 

Politikani i njohur i opozitës Ilya Yashin u dënua në dhjetor me 8 vjet e gjysmë burg sipas të njëjtit ligj. Një tjetër figurë kryesore e opozitës, Vladimir Kara-Murza, është në paraburgim duke u përballur me të njëjtat akuza./VOA

Raketa ruse godet ndërtesën në qytetin lindor të Ukrainës, gazetari i CNN rrëfen përjetimin: Ishte një shpërthim gjigant!

Një gazetar i CNN ka rrëfyer momentin kur raketat ruse goditën të enjten zonën në qytetin lindor të Ukrainës në Kramatorks ku u vranë të paktën tre persona.

Ekipi i CNN sapo kishte mbërritur në zonë ku pasi parkuan automjetin e tyre u gjendën para një sulmi rus që goditi ndërtesën që ndodhej para tyre.

“Raketa ra të paktën 40 ose 50 metra larg vendit ku ndodheshim ne. Ishte një shpërthim gjigant”, tha Fred Pleitgen i CNN.

Ata nxituan të futen në një vend të sigurt bashkë me shumë banorë vendas. “Teksa ne po lëviznim unë u ktheva dhe ngrita sytë kur pashë raketën e dytë që goditi të njëjtën ndërtesë”.

Raketa e përdorur në këtë sulm hidhet zakonisht për të rrëzuar aeroplanët.

“Nëse ato përdoren kundër objektivave tokësorë, ato janë shumë të pasakta. Dhe sigurisht, nëse përdoren kundër objektivave tokësorë në qendrat urbane me popullsi të dendur, kjo i bën gjërat edhe më të rrezikshme,” deklaroi ai.

Alarmohet Vladimir Putin, Rusia humbet gjysmën e trupave elitare ajrore

Një ish-zyrtar i Kremlinit ka pranuar se Rusia tani ka vetëm gjysmën e trupave të saj të elitës ajrore të parashutistëve që nga pushtimi i Ukrainës.

Zbulimi vjen nga Mikhail Zvinchuk, një ish-zyrtar i shtypit ushtarak dhe krijues i kanalit Rybar në Telegram.

“Shumë deklarojnë se nuk po shohin trupat ajrorë të jenë të pranishëm në front. Fatkeqësisht, ky është realiteti objektiv – me fillimin e mobilizimit, forcat tona ajrore humbën 40-50 për qind të stafit. Për momentin, nga formacionet e vjetra dhe të testuara me pajisje të përcaktuara, nuk kanë mbetur edhe aq shumë trupa”, tha ai.

Prej kohësh dihej se trupat elitare ajrore kishte pësuar humbje të mëdha dhe vihej re mungesa e dukshme e tyre në beteja, por shkalla e vërtetë e shkatërrimit të tyre nuk dihej.

Lavrov lëshon deklaratën e fortë dhe shigjeton Perëndimin

"Rusia dëshiron që konflikti në Ukrainë të përfundojë, por do t’i përgjigjet Perëndimit për armët që ka dërguar në Kiev."

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov të enjten.

Sipas Sergei Lavrov-it, forcat e Moskës nuk do të rrinë duarkryq përpara dërgimit të armëve të rënda nga Perëndimi “me synimin për t’i çuar sa më larg kufijve forcat ukrainase.”

Sipas tij Lavrov-it, ky reagim i Moskës do të krijonte një zonë të sigurt amortizuese. Në një intervistë për televizionin shtetëror, kryediplomati rus u shpreh se të gjithë do të donin që lufta në Ukrainë të përfundonte, por “ndihma që Perëndimi po i jep Kievit po luan një rol të rëndësishëm në mënyrën sesi Rusia po i qaset situatës.”

Kievi bastis shtëpinë e miliarderit Ihor Kolomoiskiy

Autoritetet ukrainase bastisën të mërkurën shtëpinë e miliarderit me ndikim Ihor Kolomoiskiy. Një aleat i Presidentit Volodymyr Zelenskyy e cilësoi veprimin si një goditje gjithëpërfshirëse ndaj korrupsionit gjatë kohës së luftës, që do ta ndryshojë vendin.

Policia bëri kontrolle të tjera në zyrën e taksave dhe shtëpinë e një ish-ministri të brendshëm me ndikim, dy ditë përpara se Kievi të zhvillojë një takim të nivelit të lartë me Bashkimin Evropian, në të cilin dëshiron të tregojë se po e godet korrupsion.

Ukraina e sheh takimin e së premtes si mjaft të rëndësishëm lidhur me shpresat e saj për t'u anëtarësuar në BE, një qëllim që është bërë më urgjent pas agresionit të Rusisë. Dorëheqjet ose shkarkimet e 12 zyrtarëve ukrainës javën e kaluar shënuan një ndryshim politik në vend.

Zyrtarët e sigurisë kontrolluan shtëpinë e biznesmenit Ihor Kolomoiskiy, një nga njerëzit më të pasur të Ukrainës dhe dikur aleat i Presidentit Zelenskyy, në atë që disa media thanë se kishte lidhje për krime të mundshme financiare.

Biznesmeni Kolomoiskiy nuk mund të kontaktohej menjëherë për koment. Më parë ai ka mohuar çdo keqbërje.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) tha më vonë se kishte zbuluar një skemë për përvetësim të më shumë se 1 miliard dollarëve në prodhuesin e naftës Ukrnafta dhe kompaninë e përpunimit të naftës Ukrtatnafta, më parë të zotëruara pjesërisht nga zoti Kolomoiskiy.

David Arakhamia, një anëtar i lartë i partisë në pushtet "Shërbëtori i Popullit", e konfirmoi kontrollin e shtëpisë së zotit Kolomoiskiy, si dhe bastisjet e veçanta të kryera në zyrën e taksave dhe në shtëpinë e zotit Arsen Avakov, një ish-ministër i brendshëm.

Zoti Arakhamia tha se do të shkarkoheshin të gjithë drejtuesit e lartë të Sherbimit Doganor dhe se zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes ishin njoftuar se ndaj tyre kishte akuza. Ai nuk dha detaje të tjera.

"Vendi do të ndryshojë gjatë luftës. Nëse dikush nuk është i gatshëm për ndryshim, atëherë vetë shteti do të vijë dhe do t'i ndihmojë ata të ndryshojnë", shkroi zoti Arakhamia në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Korrupsioni

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha më vonë përmes një deklarate se "Korrupsioni në kohë lufte është plaçkitje" dhe se katër zyrtarë të lartë aktualë ose të mëparshëm janë njoftuar se ndaj tyre ka dyshime, po ashtu edhe drejtuesit e lartë të kompanisë Ukrtatnafta.

Kreu i Byrosë Shtetërore të Hetimit tha se aksioni i organeve të rendit ishte vetëm fillimi.

Beteja e gjatë e Ukrainës kundër korrupsionit ka marrë një rëndësi jetike, pasi agresioni i Rusisë e ka detyruar Kievin të varet kryesisht nga mbështetja perëndimore dhe se ai vend duhet të kryejë reforma për t'u bashkuar në bllokun e BE-së prej 27 vendesh./VOA

Indeksi i Demokracisë 2022: Rusia 'përvetëson shumë tipare të diktaturës'

Rusia regjistroi rënien më të madhe të rezultateve të çdo vendi në botë në vitin 2022 pas pushtimit të Ukrainës dhe shtypjeve të mëtejshme në Rusi, sipas raportit vjetor të Democracy Index.

Rusia shënoi 2.28 nga 10, duke u renditur në vendin e 146 nga 165 shtete të përfshira në raport. Vendi "ka qenë në një trajektore larg demokracisë për një kohë të gjatë dhe tani po fiton shumë nga tiparet e një diktature", thuhet në raport, përcjell Bota sot.

Aleati i ngushtë i Bjellorusisë së Rusisë shënoi një notë të tmerrshme 1.99, duke u renditur në vendin e 153 nga 165, që përfaqëson një ndryshim prej shtatë pikësh nga një vit më parë.

Duke komentuar mbi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, raporti thoshte se "shkelja e sovranitetit të Ukrainës nga Rusia është produkt i një mendësie perandorake (një "gjendje shpirtërore perandorie")."

Indeksi i Demokracisë, i botuar nga Economist Intelligence Unit i gazetës së përjavshme britanike The Economist, filloi në vitin 2006 dhe synon të ofrojë një pamje të demokracisë në mbarë botën. Indeksi bazohet në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike, kultura politike dhe liritë civile.

Më pas, secili vend klasifikohet si me një "demokraci të plotë", "demokraci me të meta", "regjim hibrid" ose "regjim autoritar".

Në përgjithësi, raporti zbuloi se stanjacioni mbretëroi në vitin 2022, "një rezultat i mjerueshëm duke pasur parasysh se në vitin 2022 bota filloi të lëvizte nga shtypja e lidhur me pandeminë e lirive individuale që vazhdoi". Rezultati mesatar global i Indeksit të Demokracisë mbeti kryesisht i pandryshuar nga një vit më parë.

Raporti zbuloi gjithashtu se më shumë se një e treta e popullsisë së botës jeton nën regjime autoritare (36.9%), shumica në Kinë dhe Rusi.

Ukraina shënoi 5.42 nga 10, duke u renditur e 87-ta nga 165, që është një ndryshim me një në renditje nga një vit më parë. Ukraina është klasifikuar si një "regjim hibrid" nga indeksi.

Në lidhje me luftën e Ukrainës kundër Rusisë, raporti thoshte se "angazhimi i popullit ukrainas për të luftuar për të drejtën për të vendosur të ardhmen e tij është frymëzues. Ai tregon fuqinë e ideve dhe parimeve demokratike për të lidhur së bashku një komb dhe popullin e tij në ndjekje të demokracisë”.

ISW: Putin mund të jetë duke vendosur kushte për sulme të mëtejshme ruse në Ukrainën verilindore

Presidenti rus Vladimir Putin mbajti një takim më 1 shkurt për të diskutuar rivendosjen e infrastrukturës rezidenciale në Krimenë e pushtuar nga Rusia, si dhe në rajonet e Belgorod, Bryansk dhe Kursk të Rusisë, pas asaj që ai e quajti në dyshim një "granatim nga formacionet neo-naziste", Instituti për Studimin e Luftës tha në raportin e saj të fundit, përcjell Bota sot.

Putini dhe propagandistët rusë shpesh bëjnë pretendime të pabaza se qeveria në Kiev ose anëtarët e ushtrisë ukrainase janë neonazistë, pavarësisht se nuk ka prova për të mbështetur gënjeshtrat.

Sipas grupit të ekspertëve me bazë në D.C., fokusi i dyshimtë i Putinit në rrezikun e supozuar të bombardimeve ukrainase të rajoneve kufitare ka të ngjarë të shërbejë për një qëllim të dyfishtë.

Së pari, ai nxit një operacion informacioni që synon "të inkuadrojë luftën në Ukrainë si një kërcënim ekzistencial për qytetarët rusë" për të gjeneruar mbështetje të brendshme për një luftë të zgjatur.

Së dyti, theksojnë ekspertët, Putin mund të jetë gjithashtu duke vendosur kushte për bastisje të përshkallëzuara ndërkufitare për të shpërqendruar dhe shpërndarë forcat ukrainase nga akset kritike të avancimit duke i vendosur ato në zonat kufitare verilindore.

“Pushtimi rus nga Bjellorusia është jashtëzakonisht i pamundur dhe operacioni i vazhdueshëm i informacionit për të vendosur trupat ukrainase kundër kufirit verior Ukrainë-Bjellorusi duket se po lëkundet pasi zyrtarët ukrainas vlerësojnë gjithnjë e më shumë se kjo emergjencë është e pamundur”, zbuloi instituti.

“Kërcënimi i bastisjeve ndërkufitare nga rajonet e Belgorod, Bryansk dhe Kursk në veri dhe verilindje të Ukrainës ka të ngjarë të detyrojë Ukrainën të vendosë elementë të kufizuar në këto zona për t'u mbrojtur nga sulme të tilla, duke shpërndarë kështu trupat ukrainase në një masë paraprake. të një operacioni të mundshëm ofensiv rus në muajt e ardhshëm”, shkroi ISW.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat