3 të vdekur dhe 32 të plagosur nga zjarri në një spital në Egjipt

Bota

3 të vdekur dhe 32 të plagosur nga zjarri në një spital në Egjipt

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 07:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën tre persona u vranë dhe 32 të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu në një spital bamirësie në kryeqytetin Kajro, tha Ministria e Shëndetësisë egjiptiane në një deklaratë.

Aksidenti ndodhi në departamentin e radiologjisë të spitalit të vendosur në lagjen El Matareya.

12 ambulanca u dërguan në vendngjarje, sipas zëdhënësit të ministrisë Hossam Abdel-Ghaffar.

Të lënduarit kanë pësuar djegie, fraktura ose mbytje dhe shumica e tyre janë dërguar në spitalet e afërta, tha Abdel-Ghaffar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat