Ushtari i Wagnerit në robëri: Kemi frikë nga Putini!

Bota

Ushtari i Wagnerit në robëri: Kemi frikë nga Putini!

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Ushtarët e regjistruar nga Grupi Wagner përshkruhen si të dehur, të dëshpëruar dhe të paarsimuar. Ata shpesh vijnë në një luzmë kundër pozicioneve mbrojtëse të Ukrainës dhe lëvizin si zombie, përpara se të zhyten përfundimisht në vdekje.

Operacionet ruse, në tjera, Bakhmut dhe Donetsk kan vazhduar që nga maji i vitit të kaluar. Fronti ka qenë më i ashpër dhe më vdekjeprurës në luftën fqinje gati njëvjeçare.

Qëllimi i Putinit është të pushtojë të gjithë Donetsk në një përpjekje për të zgjeruar territorin e Rusisë. Në betejat e ashpra kanë rënë mijëra, ndoshta dhjetëra mijëra ushtarë. Taktikat e Rusisë përshkruhen si "mulli mishi"., sepse ushtarët papërvojë, (shumë prej të cilëve u mobilizuan me forcë), dërgohen në front pa trajnim dhe pajisje të nevojshme.

Atje ata u mbijetojnë mundësive të vogla në përleshje me ushtarë ukrainas shumë më me përvojë dhe më të pajisur.

Grupi Wagner thuhet se ka rekrutuar rreth 50,000 të burgosur nga burgjet e mbipopulluara ruse.

Atyre u janë premtuar para dhe qira pa pagesë nëse regjistrohen dhe mbijetojnë gjashtë muaj përpjekjesh në front.

Tani shumë të vdekur kanë mbetur në fushën e betejës.

Histori të ngjarjeve vijnë nga oborri i vdekjes. Zona e luftimit përshkruhet si ferr në tokë nga ata që kan nuhatur luftën dhe e kan pa brutalitetin me sytë e tyre. Lufta kundër Wagner është si një film zombie. Ata ngjiten mbi trupat e pajetë të miqve të tyre dhe i shkelin.

Duket se ata kan shumë, gjasa të jenë të droguar përpara se të sulmojnë. E di që e kam qëlluar, por ai nuk bie.

Dhe pastaj pas një kohe, kur ai mund të ketë gjakderdhje deri në vdekje, ai thjesht bie në tokë, thotë ushtari ukrainas Andriy për ekipin raportues të CNN.

Valët e pafundme të sulmeve përshkruhen si surreale. Numri i të vdekurve është aq i lartë sa që prej kohësh nuk i numërojnë dot!Nganjëherë, mitralozët n’a nxehen aq shumë, sa që përfundimisht edhe pse jemi në lëvizje, duhet të ndërrojnë armët në zjarrin e betejës./ Përkthyer nga Hamdi Rafuna

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat