Kievi vendoset nën presion, Zelensky: Rusia po dërgon gjithnjë e më shumë trupa në Bakhmut

Bota

Kievi vendoset nën presion, Zelensky: Rusia po dërgon gjithnjë e më shumë trupa në Bakhmut

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 14:54
Volodymyr Zelenskyy

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy ka deklaruar të shtunën se situata në vijat e frontit në lindje të vendit po ashpërsohet dhe se Rusia po dërgon gjithnjë e më shumë trupa në betejë.

Kremlini ka bërë presion për një fitore të rëndësishme në fushëbetejë pas muajsh me pengesa, teksa forcat ruse po përpiqen të fitojnë qytetin e Bakhmut për të marrë kontrollin e një rruge kryesore të furnizimit për trupat ukrainase.

Forcat e Moskës po përpiqen gjithashtu të kapin qytetin e minierave të qymyrit Vuhledar, rreth 120 km në jug-perëndim të Bakhmut, në rajonin lindor të Donetsk.

“Më është dashur shpesh të them se situata në front është e vështirë dhe po bëhet më e ashpër. Pushtuesi po dërgon gjithnjë e më shumë nga forcat e tij për të shkatërruar mbrojtjen tonë,” tha Zelenskiy mr anë të një videoje të postuar në Telegram.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat