Motori i një aeroplani komercial u përfshi nga zjarri derisa po transportonte 321 njerëz në Tajlandë.
Gjithçka ndodhi kur rrota shpërtheu derisa po bëhej gati të ngrihej në ajër, dhe piloti u detyrua menjëherë të anulojë fluturimin.
309 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në aeroplanin rus në Phuket të Tajlandës, u nxorën nga aeroplani që u përfshi nga zjarri.
Pamjet dramatike shfaqin një Boeing 767-306ER, nga i cili në mënyrë të befasishme filloi të del zjarri nga njëri motor.
Sipas pasagjerëve që ishin brenda, janë dëgjuar disa shpërthime të fuqishme, kurse gjithçka ndodhi si pasojë e shpërthimit të një gome dhe zjarrit që më pas u shfaq në njërin motori.
A wheel exploded on an airplane flying from Thailand to Russia during takeoff.
— NEXTA (@nexta_tv) February 4, 2023
No one was injured. pic.twitter.com/YrzvdEHhvl
Dyshohet se aviokompanitë ruse kanë filluar të zvogëlojnë koston sa i përket sigurisë, dhe po operojnë pa i mirëmbajtur fluturaket siç kërkohet nga standardet e aviacionit.
Kjo po ndodhë si pasojë e sanksioneve të vendosura mbi presidentin rus Vladimir Putin, si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë.
Bëhet fjalë për një aeroplan 26 vite i vjetër që operon nga kompania Azur Air që për destinacion kishte Moskën, dhe po bëhej gati të ngritet në ajër nga aeroporti ndërkombëtar i Phuketit.